“Nëse të pyesin për lidhjen çfarë do thuash?”, përgjigjja e Donaldit nuk pritej

by admin
Spread the love

Donald Veshaj po i bën lëmsh të gjithë.

Aktori i humorit u shfaq i dashuruar me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi varsen për 3 vjetorin e lidhjes. Dhuratë të cilën e kemi parë Borën ta veshë disa herë.

Më pas i konfuzoi të gjithë duke thënë se është e vetëm, e pas daljes së Semit afrimiteti i tij me këngëtaren Beatrix është çështja më në zë e momentit në mediat rozë.

Donaldi sot në një diskutim me Pajtimin, u pyet nga ky i fundit se çfarë do thoshte nëse e pyesin për lidhjen.

Se di plako, çfarë të më vij. Unë asgjë s’bëj kot, se kam të vështirë të flas

Fjalët e tij ‘nuk bëj asgjë kot’ vunë në pikëpyetje dhe dyshimet e fansave, nga të cilët ka prej tyre që mendojnë se Donaldi dhe Beatrix po bëjnë një lojë.

Kujtojmë bisedën kur Donaldi tha se është vetëm kur bëhej fjala për marrëdhënien e tij me Borën:

Pjesë nga biseda:

Antonela: Për momentin ju nuk jeni bashkë, apo jo?

Donaldi: Unë jam vetëm o shpirti, dhe ajo është vetëm. Kaq.

Semi: Nuk e di a është vetë.

Antonela: Unë personalisht po. Unë s’thashë asnjëherë je Donaldi i Borës deri tani.

Semi: Aa ok. Shumë keq atëherë që e dije dhe e puthe atë natë atë gocën.

Donaldi: Doja dhe më vinte ta puthja.

Semi: Shumë keq.

Donaldi: Shumë keq?

Bora nuk ka reaguar deri tani për marrëdhënien e tij dhe Beatrix, gjë e cila po ‘çan’ rrjetin.


You may also like