Nëse Rusia kolapson, cilat shtete do të shkëputen?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Max Pyziur i Fondacionit për Kërkime të Politikës Energjetike dhe Alexander J. Motyl i Rutgers University – Newark, kanë autorizuar një opinion të publikuar në një nga mediat e njohura europiane, EuObserver, nën titullin: Nëse Rusia kolapson, cilat shtete do të shkëputen? Nën supozimin e një lufte shkatërrimtare në Ukrainë, autorët i bashkohen zërave se fundi i saj do të çonte në dezintegrimin e Federatës Ruse me skenarin e shkëputjes së disa entiteteve. Konkretisht në Jug, Ingushecia, Çeçenia dhe Dagestani me 5.2 milionë banorë që kanë autonomi të konsiderueshme.

Me incentivat e duhura, njeriu i fortë i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, mund të kthejë krahët lehtësisht

shkruajnë autorët.

Në Lindje Rusia ka partner Provincën Sakhalin, Rajonin Primorskiy, Khabarovsk, Kamchatka dhe republikën Sakha me 1.6 milionë km2. Katër të parat janë të banuara kryesisht nga rusët, ndërkohë që Sakhas banohet nga jakutët. Të pasura me minerale dhe me vetëm 3.6 milionë banorë, rajonet në fjalë kanë disa prej porteve kryesore të Federatës në Paqësor. Vetëm Yakutia prodhon 20% të arit rus. Autorët vënë në dukje se në disa prej zonave ka patur demonstrata të cilat ata i lidhin me ndjenjat kundër Moskës.

Probleme ka edhe Qendra me Tatarstanin dhe Bashkirinë, të dyja në marrëveshje kushtetuese të posaçme me Moskën. 8 milionë banorë dhe prodhues të 10% të naftës ruse. Tatarstani kërkoi pavarësinë pasi Rusia njohu Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, por kërkesa iu injorua.

I gjithë ky zinxhir presupozohet të aktivizohet nëse lufta në Ukrainë ose bllokohet pa rezultat, ose Ukraina fiton. Pa asnjë argument bindës se pse aktualisht këto rajone do të nxiten për shkëputje, autorët nënvizojnë se “riintegrimi i tyre” do të jetë një proces i përgjakshëm që sa mund të përshpëejtojë kolapsin e Rusisë, aq edhe mund të ringjallë Federatën.

Rruga Press

You may also like