‘Nëse nuk fiton, unë do i jap 100 mijë euro Luiz kingut’, biznesmeni i njohur bën premtimin e madh

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është kthyer pa dyshim në një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Ai ka arritur të fitojë edhe zemrën e mijëra shqiptarëve  në të gjithë botën.

Ofertat dhe dhuratat për këngëtarin kanë qenë nga më të ndryshmet. Fansat shqiptarë nga e gjithë bota kanë bërë premtime të mëdha, si apartamente, makina e shuma të konsiderueshme.E së fundmi, edhe biznesmeni kosovar Fisnik Syla ka bërë një premtim të madh për këngëtarin gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se do t’i dhurojë banorit të Big Brother 100 mijë euro, nëse nuk i japin çmimin e madh. Fisniku thotë se dhurimin e lekëve do ta bëjë publike.

“Luiz Kingu. Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100.000 euro Luizit. Do e bëj edhe publike”, shkruan biznesmeni Fisnik Syla në Instagram.

You may also like