‘Nëse mendon se nuk të dua, e ndërpresim lidhjen’, përplaset ashpër çifti Kiara-Luiz

by admin
Spread the love

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur e më të komentuar të momentit në Shqipëri. Moderatorja rrezikon largimin nga shtëpia më e famshme sonte, teksa është në një nominim të fortë kokë më kokë me Olta Gixharin. Mirëpo, edhe pse këto ditë kanë kaluar të qeta për Luizin dhe Kiarën, çifti mbrëmë ka pasur një përplasje shumë të fortë me njëri-tjetrin.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ata kanë debatuar mjaft ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse moderatorja e donte. Kjo duket se e preku shumë Kiarën, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ai nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta ndërpresin lidhjen.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.

Luizi: Thashë a më don, jo nuk më do Kiar

Kiara: Edhe më shumë se ç’mendon ti

Luizi:Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?

Kiara: Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?”

You may also like