Nëse Luizi fiton Big Brother, Shqipëria është në dështim. Ai s’është shembull

by admin
Spread the love

Luizi, Kristi dhe Armaldo janë tre të nominuarit e kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP. Një nominim shumë i fortë, që erdhi si pasojë e një ‘rastësie apo plani’ nga këngëtari. Ky i fundit, së bashku me Kristin dhe Maestron thyen rregullat e Vëllait të Madh, duke u futur të gjithë në të njëjtën banjo.

Duket se ky plan i Luizit nuk u prit aspak mirë nga Armaldo fillimisht, i cili e tregoi edhe gjatë spektaklit. Ndërkaq, për këtë veprim të këngëtarit reagoi më pas edhe Krist Aliaj, i cili pas përfundimit të spektaklit, ndërsa po darkonte me banorët e tjerë, u shpreh se Luizi nuk e meriton të fitojë.

Madje, ai është shprehur se nëse këngëtari shpallet fitues, Shqipëria është në dështim “Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”, u shpreh Kristi Aliaj.

Ndërkaq, i pyetur nga Qetsori se kush duhet ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP sipas tij dhe se kë sheh si shembull ideal për t’u shpallur fitues, Kristi u shpreh se Jori duhet të jetë fituese pasi ajo nuk është si të tjerët. “Jori. Ajo është ndryshe. Ajo nuk e do me patjetër fitoren” – tha Kristi.

You may also like