“Nëse ka dyshime, Prokuroria mund të ngritë procedurë”, thotë Bytyqi për Korridorin 8 dhe 10D

by admin
Spread the love





Nënshkrimi marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D ngjalli reagimin e opozitares VMRO-DPMNE-së, të cilët dolën me një sërë vërejtjesh duke aluduar se ka parregullsi në këtë marrëveshje.

Për këtë zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi në “10 Minuta” në TV21 tha se duhet të mësohemi se jo pas çdo pune, ka parregullsi.

Ndërkaq tha nëse ka dyshime, Prokuroria Publike mund të ngritë procedurë.

“Nëse më të vërtetë ka dyshime mjaftueshëm për Prokurorinë Publike, ajo gjithmonë mund të ngritë procedurë. Nuk pajtohem me atë që secilit aktivitet ti gjendet vërejtje, se prapa saj duhet të ketë diçka. Njëherë duhet të mësohemi se mund të bëhen punë pa pasur prapa diçka”, tha Bytyqi.







Artikulli paraprakMariçiq: Programi IPA është një mbështetje kyçe për reformat
Artikulli tjetërDramë në Gazi Babë të Shkupit, dy vëllezër kanë qenë të kërcënuar me armë zjarri




You may also like