Nëse jeni adhurues të portokallit bëni mirë të jeni edhe të lëkurës së këtij fruti të shëndetshëm!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lëkura e portokallit është shumë e mirë për pastrimin e mushkërive nga helmet e marra nga ajri dhe substancat që shkaktojnë alergji.

Lëkura e portokallit është e pasur jo vetëm me vitaminë C, por edhe me vitaminë A, enzima, fibër dhe pektinë. Vitamina C është fantastike për sistemin imunitar, veçanërisht në kohët kur ai ka më shumë nevojë që të luftojë të ftohurën dhe gripin.

Përveç vitaminës C, lëkura e portokallit përmban flavonoidë, kalçium, magnez dhe bakër. Flavonoidët janë antioksidantë që jo vetëm që pastrojnë mushkëritë, por edhe pengojnë shfaqjen e tumoreve. Njeriu është i ekspozuar ndaj një niveli të lartë ndotjeje dhe toksinash që vështirësojnë punën e mushkërive. Ajri është i ndotur dhe të gjitha substancat që futen në trup depozitohen në mushkëri duke rënduar funksionin e tyre.

Lëkura e portokallit duhet pastruar mirë me sodë buke për të larguar pesticidet. Ajo duhet konsumuar rregullisht ndonëse është e vështirë për t’u kafshuar dhe përtypur. Ju mund ta përfshini lëkurën e portokallit në lëngje frutash ose ta thani atë dhe më pas ta bluani sa të bëhet pluhur. Lëkurën e thatë të portokallit mund ta shfrytëzoni edhe për një çaj shërues dhe plot shije.

Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla. Në dallim nga portokajtë që kanë shumë vitaminë C, mandarinat kanë vitaminë A. Përfitimet shëndetësore nga të dy frutat janë shumë të mëdha. Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë.


Top Channel

You may also like