Nëse humbni zgjedhjet e 6 Marsit çfarë do të bëni të nesërmen? Ervin Salianji: Ishalla nuk ka ngjarje me tritole

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti demokrat Ervin Salianji, mbrëmjen e djeshme ishte i futar në “Zonë e Lirë”, ku i bindur ka theksuar se Partia Demokratike me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 6 marsit, do të fitojë të 6-ta bashkitë.

I pyetur se nëse kjo gjë nuk ndodh çfarë do të ndodhë të nesërmen, Salianji tha se në politikë nuk ka nëse dhe testi i vetëm i këtyre zgjedhjeve, është se do të jenë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme apo jo.

“Në politikë nuk themi nëse. Në këto zgjedhje ka vetëm një test: A do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme apo jo? Ky është testi. Ishalla nuk ka ngjarje me tritole”, tha Salianji.

You may also like