“Nëse grabiste Messin do e bënin ministër”, AS zbulon vjedhjet e tjera të Prodanit

by admin
Spread the love

Mediet spanjolle kanë nxjerrë fakte të reja në lidhje me Alfred Prodanin. 41-vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga policia shqiptare me akuzën se ka vjedhur shtëpinë e Karim Benzema, kapitenit të Real Madrid.

Benzema u lajmërua menjëherë pas ndeshjes se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një grabitje e dhunshme. Autoritetet pretendojnë se pas kësaj ngjarjeje qëndron Prodani, i cili mbante postin e drejtorit të ujësjellësit në Kurbin.

Arrestohet zyrtari i lartë i qeverisë shqiptare për grabitjen e shtëpisë së Benzema“, shkruan iberikja AS, teksa raporton se Prodani akuzohet se ka grabitur me dhunë edhe mbi 40 shtëpi të tjera në tokën spanjolle prej vitit 2013.

41-vjeçari u arrestua në qytetin e Laçit nga policia në një operacion të koordinuar nga Interpoli pas një hetimi nga një gjykatë në A Coruna, dhe tani pritet të ekstradohet në Spanjë, sipas marrëveshjes që arritën kohë më parë kryeministrat Edi Rama dhe Pedro Sanchez.

Prodani mund të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar. Mes tyre është edhe një biznesmen i njohur shqiptar emri i të cilit për momentin nuk bëhet i ditur. Shtypi vendas detajon vetëm se ai është 37 vjeç dhe ka disa kompani të rëndësishme.

Ai i vjedh shtëpinë Benzemasë dhe e emërojnë drejtor. Nëse ia del të grabisë Leo Messin, e bëjnë menjëherë ministër”, komentoi plot ironi Kreshnik Spahiu, kryetari i partisë Aleanca Kuq e Zi./ Super Sport.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like