Nëse është e nevojshme do t’i aktivizojmë rezervat shtetërore, tha Zaev

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Nëse vazhdon rritja e inflacionit në vend atëherë shteti është i gatshme të intervenojë. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i cili ka shtuar në rast nevoje atëherë do të aktivizohen edhe rezervat shtetërore.
“Qeveria gjithashtu me rezervat shtetërore gjithmonë është e gatshme që të intervenojë, nëse shohim se ndonjë cikël tregon pikun, që do të kishte ndikim në ekonominë në përgjithësi, sidomos në produktet bazë. Këtu flas për, vajin, miellin, qumështin, vezët dhe gjithçka që bën pjesë në shportën familjare”, ka bërë të ditur Zoran Zaev.
Përndryshe, Banka Popullore dje njoftoi se do ta rishikojë normën e inflacionit dhe do ta rrisë atë nga 2.2 për qind e parashikuar deri më tani. Megjithatë, Banka Popullore thotë se rritja e çmimeve do të jetë e mesatare dhe nuk do të ketë ndikim të madh në çmimet përfundimtare dhe konsumatorët.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like