“Nëse do të isha ushqim, çfarë ushqimi do të isha?”, fansat reagojnë menjëherë në pozat e reja të Encës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonëse është rikthyer prej disa ditësh në Shqipëri, Enca Haxhia, po vazhdon të sjellë akoma fotografi të tjera nga pushimet në Dubai.

Artistja e njohur kësaj radhe ka publikuar dy imazhe të reja, që duket t’i ketë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këngëtarja që momentalisht është ndër më të ndjekurat në Instagram shfaqet e veshur në një këmishë rozë e vetëm me të brendshme.

“Nëse do të isha ushqim, çfarë ushqimi do të isha?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Reagimet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, derisa fansat kanë etiketuar ushqimet e tyre të preferuara.

“Torte me qumësht”, “Sheqerpare”, “Llokum me arra”, “Pjeshkë” – kanë qenë vetëm disa prej komenteve që i janë bërë 26-vjeçares.

Enca theksojmë që këtë vit ka qenë më pasive me projekte muzikore e po ashtu edhe me koncerte, gjersa fokusin e kishte më shumë në jetën personale.

 


You may also like