Nëntë herë më i shtrenjtë se vjet, talenti i Katar 2022 afër Chelsea

by admin
Spread the love

Enzo Fernandez është gjithnjë e më afër transferimit në Premier League. Mesfushori argjentinas ka arritur marrëveshjen me Chelsea.

21-vjeçari u shpall lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Katarit, aty ku triumfoi me Argjentinën e tij.

Tani pret akordin final mes klubit londinez dhe Benfikës, me operacionin e madh që do të arrihet për shumën e 127 milionë eurove!

Fernandez nuk është paraqitur në dy seancat e fundit stërvitore të “Shqiponjave të Lisbonës”, që janë afër vendosjes së një tjetër shitjeje rekord.

Benfica pagoi vetëm 14 milionë euro te River Plate mesfushorin e talentuar në verën e vitit 2021.


Top Channel

You may also like