Nëndrejtori i burgjeve tregon shifrën sa i shkon tarifa brenda një dite në qeli Saimir Tahirit: Më shumë ka të punësuar se të burgosur

by admin
Spread the love

25 euro është tarifa që i shkon për një ditë në burg ish-ministrit të Brendshën Saimir Tahiri. Ish-ministri u dënua me burg dhe po vuan dënimin në IEVP-në e Fierit.

Kjo shifër u konfirmua në emisionin “Bardh a Zi” nga nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, teksa po diskutohej për koston e të dënuarve.

Sufaj po ashtu zbuloi se do të ndryshoje harta e burgjeve duke paralajmëruar mbylljen e të paktën tre prej këtyre institucioneve, ku numri i të burgosurve është i ulët.

“Momenti që të fillojë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Ne mendojmë se mund të aprovohet. Kur do të aplikohet do të ndryshojë dhe harta e burgjeve. Janë tre institucione të vogla që do të mbyllen. Ka më shumë punonjës sesa të burgosur. Ka ardhur koha të rishikohet harta e re e burgjeve. Institucionet që nuk janë efektive do të mbyllen”, tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like