Nëna zemërthyer kërkon përgjegjësi nga universiteti pas vetëvrasjes së të bijës 20-vjeçare (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nënë britanike që humbi bijën e saj ‘të çmuar’ 20-vjeçare nga vetëvrasja thotë se Universiteti i Newcastle dhe policia dështuan të ndihmonin të renë.

57 vjeçarja Hilary Grime thotë se po vuan dhimbje ‘përtej kapaciteteve të saj’ kur bija studente Phoebe kreu vetëvrasje më 5 qershor 2021.

Policia e rajonit Northumbria kishin njoftuar Hilary se e bija ishte në spital vetëm pas gjashtë orësh, kur doktorët në panik i thanë se jeta e saj po u ‘rrëshkiste nga duart’.

Ndërsa njerëz në Newcastle University besohet se kishin dëgjuar për një plan vetëvrasjeje që Phoebe kishte bërë disa muaj para vdekjes, dhe stafi nuk i njoftoi prindërit ndërsa vijimi i sesioneve të konsultimit psikologjik të shkollës, të resë nuk iu ofrua për shtatë muaj pas ndërprerjes.

Phoebe i kishte thënë një prej konsulentëve se ‘donte që dhimbja të merrte fund’ një ditë para vetëvrasjes, por kur pyetej mohonte se kishte qëllime vetëvrasjeje.

Prindërit e saj thonë se në asnjë rast nuk ishin njoftuar nga stafi i universitetit.

Mjeku ligjor tha pas hetimeve se “nuk ishte identifikuar një pikë kur duhet të bëhej diçka për  Phoebe nga stafi përfshirë në mbështetjen e saj”.

Por nëna Hilary refuzon pretendimet dhe ka mbledhur një grup prindërish që kanë humbur fëmijët në mënyra të ngjashme, për të kërkuar më shumë përgjegjësi, kujdes e transparencë nga universitetet.

“Nëse do të më kishte treguar dikush për Phoebe do të isha nisur për aty menjëherë”, thotë Hilary, e cila po punon tashmë për ndërgjegjësimin e parandalimit të vetëvrasjes, sipas rrjetit Metro.co.uk.

Phoebe, nga Kent në Lindje të Lodrës, vuante nga ankthi pasi nisi universitetin në 2019 dhe u vendos në konvikt dhe shpesh bënte telefonata ‘të përlotura’ me nënën e saj.

Hilary kishte kontaktuar me shërbimet universitare në dhjetor, duke shprehur shqetësim për të bijën por nuk kishte marrë përgjigje.

Phoebe, studente filozofie, kishte marrë disa sesione ndihme psikologjike në universitet, pas mospërballimit të situatës së jetesës dhe pritshmërive akademike në fillim të 2020.

Por gjërat u përkeqësuan me izolimet e virusit kur e reja kishte mbetur pa kontakte me studentët e mësuesit dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar.

Pas diagnostikimit me depresion, Phoebe mori lajmin tragjik se i ati ishte diagnostikuar me kancer dhe pak më vonë ai humbi jetën.

Pas rinisjen se konsulencës në 2021, në një episod ajo vuri dorën në zemër dhe i tha terapistes se donte që dhimbja të ndalonte.

Më 3 qershor Phoebe u dërgua me urgjencë në spitalin e Northumbria pasi kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Hilary u kontaktua për ngjarjen në 11.30 të darkës kur Phoebe ishte në koma dhe ditën tjetër humbi jetën.

Hilary dhe 25 prindër të tjerë që kanë humbur fëmijët e tyre në rrethana të ngjashme mendojnë se janë lënë në baltë nga sistemi dhe kanë bërë një peticion në parlament për ligje që caktojnë ku fillon e ku mbaron përgjegjësia e universitetit për fëmijët.

Të dhënat zyrtare në Britani tregojnë se numri vetëvrasjejve në arsimin e lartë deri në 2020 ishte tre në çdo 100,000 studentë, ose ndryshe 64 vdekje.

Një zëdhënës i Newcastle University tha se stafi e studentët ishin të tronditur nga vdekja e Phoebe.