Nëna ukrainase shkruan informata në shpinën e vajzës në rast se i vriten prindërit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nënë ukrainase ka shkruar në shpinën e vajzës së saj 2-vjeçare detaje të kontaktit, në rast se familja e saj vritet nga ushtarët rusë.

Ukrainasja Sasha Makoviy, ka shpërndarë në rrjetet sociale imazhe të vajzës Vira, në shpinën e të cilës ka shkruar me laps kimik ditëlindjen dhe një numër telefoni, shkruan të martën Daily Mail.

“Ia kam shkruar këto Viras, në rast se na ndodhë diçka ne dhe dikush e merr atë si të mbijetuar”, ka thënë Makoviy.

Ajo ka thënë se ata tashmë janë evakuuar të sigurt, mirëpo dëshiron që me këtë të tregojë luftën e Putinit, e cila siç ka thënë, po vazhdon të ketë cak civilët dhe fëmijët.

Dhjetëra civilë janë gjetur të dielën të vrarë në rrugët e qytetit Buscha, shumë afër Kievit. Besohet që trupat e viktimave kanë qëndruar me javë, të vrarë në rrugë, deri në largimin e forcave ruse nga qyteti.

Rruga Press

You may also like