Nëna e tij nuk është mirë me shëndet, i kam informacione konfidenciale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është pa diskutim një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari i njohur ka përjetuar emocione shumë të forta gjatë spektaklit të së martës, fillimisht me takimin me babain e Kiarës e më pas me letrën e nënës së tij që jeton në Amerikë.

Kjo letër është komentuar shumë edhe nga ndjekësit e këngëtarit dhe jo vetëm. Edhe mikesha e tij, Graciela Kiri kishte disa fjalë për këtë letër emocionuese. E ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, mikesha e këngëtarit tha se nëna e tij nuk është mirë me shëndet, por tha se kjo letër i dha atij shumë fuqi dhe mesazh.

“U emocionova. Letra ishte letër nëne. Emocion pafund. Luizi dridhej me atë letër, sytë e skuqur. E ka karikuar, i ka dhënë forcë. I ka dhënë mesazh se nëna është mirë, pavarësisht se ajo nuk është shumë mirë me shëndet kohët e fundit. Do ndikojë fuqishëm”, tha mikesha e Luizit.

Ndërkaq, gazetari i emisionit ‘Shqipëria Live’ ndërhyri duke thënë se nëna e Luizit nuk është sëmurë, pasi vetë Luizi nuk e ka thënë një gjë të tillë. “Po pse thoni që nëna e Luizit nuk është mirë me shëndet, se ai dje artikuloi se nëna punon në Amerikë. Pse duhet të nxjerrim këto teoritë që nëna e Luizit nuk është mirë, se unë nuk e dëgjova në asnjë moment të paktën nga Luizi.

Ai tha dua ta fitoj Big Brother që nëna mos të punojë më”, u shpreh gazetari. Ky opinion i gazetarit nuk u pranua nga mikesha e Luizit, e cila tha se ka informacione konfidenciale.  “Ke të drejtë. Unë them nga ato informacione konfidenciale që kam.

Mos harroni që në botën e qytetëruar, në botën moderne, Amerikë, gjithandej Europën Perëndimore, nuk punojnë vetëm ata persona që nuk duan të punojnë dhe ata që janë në gradë të fundit. Që do të thotë edhe sikur të jesh i sëmurë, pra mund të punosh”- tha mikesha e Luizit ndër të tjera.

You may also like