Nëna dhe këlyshi i elefantit shpëtohen mrekullisht nga balta pas 2 ditë të bllokuar në tokën e lagësht (fotogaleri)

by admin
Spread the love

Imazhe emocionuese janë publikuar sot të një operacioni të vështirë për shpëtimin e një nëne elefant dhe këlyshit të saj që ishin bllokuar në një grackë vrasëse balte natyrore ne Kenia.

Kafshët e pafata ishin bllokuar prej dy ditësh në pasi hynë në terrenin e butë e të njomë, teksa pesha e tyre i fundosi brenda sipërfaqes së tokës.

Grupet e ambjentalistëve dhe vendasit thanë se kafshët e ezauruara nga lodhja pësuan izolimin e tyre teksa kërkonin ujë në terrenin e vështirë.

Nëna elefant besohet se ka mbetur e bllokuar e para në tokën sfungjerore dhe është zhytur thellë e më thellë teksa kërkonte të çlirohej.

Pas përpjekjeve të kota për t’u çliruar, kafshët e lodhura nuk ksihin më fuqi të vijonin dhe iu dorëzuan fatit të tyre.

Për fat aktivistë të grupit Sheldrick Wildlife Trust që operon në Kenia në mbrojtje të elefantëve u njoftuan dhe dolën në terren bashkë me vendasit për të ndihmuar.

Punonjësit u futën në baltë dhe nisën të gërmonin tokën e butë me duar sa të mund të lidhnin elefanët me litarët e trashë me të cilët do t’i tërhiqnin.

Pas një pune të gjatë e të palodhur aktivistët tërhoqën elefantët me traktorë të cilët edhe pse të lodhur u ngritën në këmbë dhe nisën ecjen drejt lirisë.


Top Channel

You may also like