Nën drejtimin e Potter humbi vendin e titullarit, senegalezi po mendon largimin

by admin
Spread the love

Lëkundet vendi i titullarit për portierin e Chelseas, Edouard Mendy. E ardhmja e senegalezit është e pasigurt tek “Blutë e Londrës”. Nën drejtimin e Thomas Tuchel portieri ishte titullar i padiskutueshëm, por e njëjta gjë nuk po ndodh që kur Potter mori drejtimin e “Bluve të Londrës”.

Sipas prestigjiozes “Daily Mail”, Mendy po mendon seriozisht largimin nga Chelsea për asrye mosaktivizimi. Graham Potter ka gjetur siguri tek Kepa Arrizabalaga, i cili duket se po i merr vendin e titullarit portierit 30-vjeçar. Me dëmtimin e spanjollit, Chelsea ka startuar me Mendyn që nuk ka pasur rezultate pozitive. Në 4 ndeshjet e fundit, “Blutë e Londrës” regjistrojnë 3 disfata dhe vetëm një fitore.

Senegalezi u transferua tek “Blutë e Londrës” në vitin 2020 për 22 milionë paund nga francezët e Rennes. Fokusi i Mendy momentalisht mbetet tek Kupa e Botës e cila fillon pas vetëm 5 ditësh. /oversport.tv Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like