Nelson Hysa rikonfirmohet kampion/ Boksierët shqiptarë ja dolën

by admin
Spread the love

“Grushti i Hekurt” bashkoi boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova” dhe që u transmetua drejtpërdrejt në Shqip 4.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte ajo mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro. Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit që ishte gjithashtu kampion i Afrikës. Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë nga tetë të mundshme teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.

Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, por çdo gjë më pas shkoi mirë. Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.

Pas Hysës, një triumf fantastik arriti edhe Alban Beqiri. Një prej boksierëve më të mirë shqiptar fitoi përballë Vasil Negara në një përballje titanësh në ring. Në fund me vendim unanim nga juria fitoi Alban Beqiri. Për boksierin shqiptar ishte triumfi i shtatë në po aq ndeshje. Pesë fitore Beqiri i ka arritur me knockout ndërsa 2 me vendim nga juria.

Në sfidën e tjera, boksieri shqiptar Muhamed Qamili dhe Maradiagas që vinte nga Nikaragua, triumfoi sportisti kuqezi. Pas gjashtë raundeve ku Qamili dominoi, juria vendosi në favor të Qamilit që nisi mbrëmjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, Armando Grishaj dhe Stanislav Gudz, triumfoi boksieri shqiptar pasi kundërshtari u tërhoq pas raundit të parë prej problemeve fizike.

Sakaq, në ndeshjen tjetër, Arjon Kajoshi mposhti Ivans Levickis. Sfida zgjati gjashtë raunde me boksierin shqiptar që ishte superior për pjesën më të madhe të sfidës. Ndaj, në fund me vendimin unanim të jurisë triumfoi boksieri shkodran.

 


Top Channel

You may also like