Negociata me Bashën për të luftuar Ramën? Berisha: Mund të ndodhë vetëm nëse garojmë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet se nëse do të ekzistonte mundësia që ai dhe kryedemokrati Lulzim Basha të negocionin në të ardhmen për të luftuar kundër kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se kjo mund të ndodhë nëse Basha pranon votën e më pas të kishte një garë për kryetar partie.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A do të ketë negociata me Bashën për të luftuar Ramën në të ardhmen?

Berisha: Marrëveshja është shumë e thjeshtë. Nuk jam njeri i interesit personal. Nëse Lulzim Brava pranon votën, gjithçka është e zgjidhur. Do ketë gare për kryetar partie. Le të vijë të garojë asnjë pengesë nuk do të ketë. Në statutin e 11 dhjetorit ne vendosëm një nen që partia pranon fraksionet. Nëse arrin të krijojë fraksion, statuti i jep të drejtë. Kjo që ju shihni është një revolucion i vërtetë, paqësor, njëlloj si i 91-shit. Ju garantoj ju se Lulzim Basha e ka te hapur mundësinë e fraksionit apo të garës, por refuzimi i tyre nga Lulzim Brava, tregon se ai nuk përbën më asgjë për PD-në. Janë dhjetëra, mijëra që po i bashkohen PD-së në këtë periudhë. Ky është cunam revolucion. Ju garantoj se nuk ka të ndalur gjerë në fitore.

You may also like