Në “Wanda Metropolitano” nuk ka fitues, Uzuni e Granada ndalin Atleticon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Granada e Myrto Uzunit ia del të ndalë Atleticon e Madridit në “Wanda Metropolitana”. Sfida përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa në fundin e takimit miqtë patën edhe fat pasi Atletico goditi shtyllën duke i shkuar shumë pranë golit.

Një pjesë e parë pa shumë histori dhe pa shumë rritëm me Atletico Madridin që gaboi shumë në ndërtimin e aksioneve. Ekipi i Simeones arriti të godiste vetëm një herë portën e Granadës, por edhe në atë rast pa shumë rrezikshmëri.

Nga ana tjetër, Granada u shfaq dy herë rrezikshëm, por nuk e mposhti dot Jan Oblak.

Në pjesën e dytë, Atletico u shfaq menjëherë rrezikshëm me anë të Griezmann, por goditja e francezit shkoi ngjitur me shtyllën. Edhe pse u krijua ideja se Atletico do të zgjohej, në fakt loja sërish humbi rritmin.

U deshën minutat e fundit të takimit që Atletico që zgjohej dhe të kërkonte me ngulm golin. Fillimisht Savic e më pas Cunha shpërdoruan dy shanse të arta shënimi. Sulmuesi brazilian sakaq goditi edhe shtyllën. Megjithatë sfida u mbyll në shifrat 0-0.

Atletico lë dy pikë të rëndësishme në këtë takim dhe ngjitet në kuotën e 61 pikëve, ndërsa mban provizorisht vendin e dytë. Pikë e artë për Granadën nga ana tjetër që lufton për mbijetesë dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve, një më pak se zona që të mban në elitën e futbollit spanjoll.

LALIGA – Java 33
Atletico Madrid – Granada 0-0

Foto: Granada FC, Twitter

You may also like