Në vjeshtë fillojnë punimet në Kompleksin e Jasharëve, Zogaj: Projekti kushton miliona euro

by admin
Spread the love

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë se shumë shpejt pritet që të shpallet konkursi ndërkombëtar për renovimin e Kompleksit Memorial të Jasharëve në Prekaz.

Projekt ky që, sipas tij, i tejkalon përmasat e një projekti që deri më tani është realizuar në Kosovë dhe i cili pritet që të fillojë në vjeshtë të këtij viti. Zogaj, tha se ky është një projekt madhështor, që, sipas tij, pas përfundimit do të arsyetohen vonesat e deritanishme.

“Është caktuar një komision i eksperteve dhe komisioni ka bërë detyrën projektuese dhe detyra projektuese është votuar nga komiteti ndërministror në fund të shtatorit, pastaj kanë filluar disa proceduara për hapjen e konkursit për aplikim dhe pas gjitha atyre detajeve që është dashur që të parashihen, sepse ky do të jetë një prej konkurseve të veçanta që deri më tani në Kosovë nuk kemi pasur, sepse është një projekt madhështor po edhe jashtëzakonisht i madh”.

Ai për Ekonomia Online tha se fillimisht do të bëhet hartimi i projektit e që, sipas tij, të gjitha këto proceduara do të marrin kohë deri në vjeshtë.

Zogaj tha se ekspertet kanë ndërhyrë në kullat aty ku ka pasur nevojë dhe se nuk ka ndonjë rrezik vetëm në përjashtim të ndonjë tërmeti.

Ai tha se ky projekt parashihet që të shtrihen në një sipërfaqe deri në 450 hektarë dhe diku në 20 hektarë do të ketë ndërtime, ai theksoi se i gjithë projekti do të jetë i shumë i kushtueshëm.

“Realisht gjithë projekti duhet të jetë i kushtueshëm, nuk mund të flasim për shumën tash sepse flitet për një projekt që do të shtrihet në një sipërfaqe në kuadër të kompleksit 450 hektarë, nuk do të thotë që do të ketë ndërtime në 450 hektarë, por të paktën diku 20 hektarë do të ketë ndërtime dhe projekti do të jetë bukur i kushtueshëm, edhe projekti do të kushtojë disa milion”, tha ai.

Ai tha se si agjenci brenda javës do ta shpallin fazën e fundit për ndërtim e kompleksit të Mejsë.

Sipas tij, vitin e ardhshëm do t’i realizojnë edhe dy projekte të mëdha e të cilat janë projekti për fëmijët e vrarë gjatë luftës edhe muze i luftës./EO

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like