Në veriun e Kosovës po zhvillohet skenari i Donbasit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Majko që ishte në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës, me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se në veri të vendit tonë po zhvillohet, siç e ka quajtur ai, “skenari” i Donbasit.

“Serbia ka filluar një ‘lodër’ të vjetër në kushte të ‘reja’ me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit në Ukrainë”, ka shkruar Majko.

“Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandar Vuçiq”, përfundon ai.

Situata e përgjithshme në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar. Incidentet e vazhdueshme kanë ndodhur në këtë pjesë nga grupe të maskuara e të armatosura, incidente këto të cilat gjatë të shtunës, u shpeshtuan edhe më shumë.

Gjatë javës është raportuar për sulm në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor, teksa zyrtarë të këtij institucioni kanë synuar nisjen e përgatitjeve për zgjedhje. Përveç këtij sulmi, më 8 dhjetor është raportuar edhe për plagosjen e një zyrtari të Policisë së Kosovës në veri. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë shpallur në veri pasi përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kundërshtuar vazhdimisht mbajtjen e tyre. Policia e Kosovës ka shtuar së fundi prezencën në veri të vendit.

You may also like