Në vendkalimin kufitar Bllacë u konfiskuan 5 kg stoli ari me vlerë 156 mijë euro

by admin
Spread the love




Drejtoria Doganore njoftoi se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar Bllacë është parandaluar trafikimi i 5 kilogramëve stoli ari.

Sipas njoftimit, më 8 shkurt për dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Bllacë, kontrolli doganor ka kontrolluar një automjet me tabela të Serbisë e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe se janë gjetur 10 paketa me stoli ari në vlerë prej 9.604.430 denarë ise 5097.59 gram.

Ari dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa kundër personit do të zbatohet hetim për procedim të mëtejshëm dhe më pas kallëzimi penal.


You may also like