Në Velebërdë shkolla me vetëm gjashtë nxënës (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

70% E BANORËVE TË KOMUNËS KANË EMIGRUAR NË PERËNDIM

–          Këtë verë Alemi shkoi në Gjermani, dhe do të kthehet verës që vjen.

–          Të mungon?

–          Po ,

–          A flitni online?

–          Po

–          Çfarë thotë për Gjermaninë, mirë është atje?

–          Nuk i pëlqen, dëshiron të kthehet, sepse atje nuk ka shokë.

Kështu shprehet Elmini i cili ka mbetur i vetëm pas largimit të shokut të tij Alemit.

E në Shkollën fillore “Hajan Selmani” në Velebërdë të Komunës Mavrovë – Rostushë, në fillim të këtij viti shkollor kishte vetëm tetë nxënës, por pas largimit të dy nxënësve për në Gjermani Elmini mbeti pa shokun e tij dhe shkolla mbeti  vetëm me gjashtë nxënës.

Arsimtari Rejhan Durmishi thotë se veçmë duhet të mendojë për planin B të punësimit pasi shkolla mund edhe të mbyllet nëse largohen edhe këto gjashtë nxënës.

“Deri në fund të gjysmë vjetorit të parë u larguan dy nxënës nga e njëjta familje dhe për momentin jemi me dy paralele me vetëm gjashtë nxënës. Situata është shumë alarmante jo vetëm në Veleberdë por në të gjithë në rajonin e Rekës, popullata po largohen në mënyrë masive.

Sigurisht se nëse nuk ka fëmijë nuk do të ketë edhe mësues, kam edhe plan B por, nuk do të doja që plani im B të ishte jashtë vendit” – tha Rejhan Durmishi, arsimtar.

Edhe me ato pak nxënës procesi edukativo-arsimor vazhdon. Ameli e klasës së parë recitoi këtë vjershë.

Ndryshe, fshati Veleberdë ndodhet në komunën Mavrovës dhe Rostushës, i cili ka një pozicion unik me pamje të mrekullueshme të maleve përreth dhe luginës së Radikës. Banoret, rreth 70% nga kjo Komunaë, kryesisht kanë emigruar në Itali dhe Gjermani. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like