Në Ukrainë janë vrarë 32 gazetarë, vjen thirrja për hetim

by admin
Spread the love

Vrasja e gazetarit francez 32-vjecar Frederic Leclerc-Imoff ne Ukraine ka shkaktuar tronditje të thellë.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Ondre Azoule, e dënoi këtë akt barbar e bëri thirrje për një hetim të plotë, i cili të identifikojë autorët e krimit e t’i nxjerrë ata përpara drejtësisë. Leclerc-Imoff u vra në Ukrainën lindore teksa mbulonte një operacion evakuimi në një qytet aty pranë.

“Gazetarët që punojnë çdo ditë në Ukrainë për të na informuar për realitetin e luftës duhet të mbrohen nga çdo sulm”, insistoi Azule, që kërkoi me ngulm respektimin e rezolutës së  Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e punonjësve të medias.

Sipas Volodymyr Zelenskyt, që nga fillimi i agresionit rus, gjithsej 32 punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë.

“Pak më shumë se një muaj më parë dhashë një intervistë për këtë kanal televiziv. Ishte intervista ime e parë për mediat franceze gjatë luftës së plotë. Ngushëllimet e mia të sinqerta për kolegët dhe familjen e Frédéric”, tha Zelensky duke iu referuar gazetarit që thuhet se u godit nga predha teksa mbulonte një operacion evakuimi në Ukrainë.

Rruga Press

Lexo lajme interesante

You may also like