Në Toksikologji 23 pacientë – aksidente trafiku, sulme fizike – Shqip

by admin
Spread the love

MJEKËT: NATA KALOI E QETË, PACIENTI I LËNDUAR ME THIKË NË GJENDJE STABILE

Në Qendrën Urgjente në Shkup, natën e kaluar janë kryer 103 kontrollem kurse në Klinikën për Toksikologji – 23.

Krahas të lënduarve në tri aksidente trafiku, në urgjencë është dërguar edhe një pacient 20-vjecar I cili gjatë një sulmi fizik kishte marrë plagë me thikë.

Ai është pranuar në Klinikën për Kirurgji torakalo-vaksulare dhe është në situatë stabile.

Një pacientë është pranuar në Klinikën për kirurgji digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithashtu është në situatë stabile.

“Në Urgjencën e Shkupit natën e kaluar janë bërë 103 kontrolle, tre prej të cilëve për aksident trafiku. Ka patur edhe tre sulme fizike, një pacient ka marrë lëndime me thikë dhe është në situatë stabile. Rastet tjera janë me lëndime të lehta dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, tha Eren Sejfulla.

Në Klinikën për toksikologji të gjitha rastet kanë të bëjnë me helmime akute dhe asnjë pacient nuk është mbajtur për trajtim. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar në shtëpi. Sipas njoftimeve të mjekëve, me alkoholin më shumë e kishin tepruar gratë, por për cdo vit rritet edhe helmimi që lidhet me substancat psikoaktive.

“Nata kaloi qetë. Mbajmë mesataren nga vitet e kaluara me 23 kontrolle për shkak të intoksinimeve akute prej të cilëve 12 janë të moshës madhore kurse 11 të mitur. Më I vjetri 63 vjec. Shpeshherë pacientët nuk e tregojnë të vërtetën se kanë pirë vetëm alkohol”, tha Kiril Naumovski.

Autoritetet e shëndetësisë paraprakisht kishin njoftuar se në natën e vitit të ri shumë klinika kanë vënë kujdestari për të qenë në shërbim të pacientëve./KlanMacedonia

You may also like