Në Tabanoc pritet rreth një orë, në Bogorodicë 40 minuta për dalje nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Pelnice për dalje dhe hyrje në vend pritet rreth një orë.

Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./


You may also like