Në spitalin gjinekologjik në Çair ka humbur jetën 26 vjeçarja, foshnja është gjallë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë informon se mbrëmjen e djeshme në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza”
në Çair, jetën e ka humbur 26 vjeçarja, e cila me lindje cezariane ka sjellë në jetë një foshnjë mashkull.
Pacientja e cila ka qenë në javën e 36 të shtatzënisë në spital ka ardhur në gjendje shumë të rëndë, me shtypje të lartë dhe frymëmarrje të rënduar. Në gjendje të tillë ajo ka qenë katër ditët e kaluar, por nga ministria thonë se ajo deri mbrëmjen e djeshme nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Në sallën e operacionit, paralelisht me intubimin, u konstatua kolaps kardiovaskular dhe paralelisht me procedurat e reanimacionit kardio-pulmonar, nisi edhe operacioni cezarian. Ka lindur një foshnjë i gjinisë mashkullore i cili pas stabilizimit fillestar është transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
Tek pacientja, për fat të keq edhe përkundër pavarësisht masave gjithëpërfshirëse për reanimim pacientja ka ndërruar jetën në orën 22:10.


You may also like