Në shtëpinë e BBV Kosova ka fantazma!

by admin
Spread the love

Stresi ka qenë një banor që ka bërë disa deklarata surprizuese në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Përveç deklaratave për Keisin, apo vendimeve për t’u larguar, së fundmi Stresi është shprehur i bindur që në shtëpi ka fantazma.

Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes. Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.

Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.

Së fundmi Stresi është shprehur gjithashtu se ndjehet shumë i lumtur që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një bisede me Gresën, modelja e pyeti nëse do të shkonte në “Big Brother VIP Albania”, por përgjigja e reperit ishte e prerë: “Kurrë!”

You may also like