Në shtëpi nuk nuk banon askush: Mërgimtarit nga Kërçova për dy muaj, i shkon fatura e rrymës 14 mijë denarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kjo që po shihni është fatura e një mërgimtari nga Kërçova, i cili me gjithë familjen jeton në Zvicër, ndërsa për periudhën 8 shtatori-7 tetor fatura e rrymës i ka ardhur 9271 denar. Ai thotë se këtë kohë as nuk kanë qenë në shtëpinë e tyre në Kërçovë, ndërsa Numrat e KW/orë në faturë nuk korrespondojnë me ato të orëmatësit të cilat i ka fotografuar përgjegjësi që kujdeset për shtëpinë e tyre.

Përveç muajit të fundit kjo familje edhe për periudhën 5 gusht-7 shtator kanë paguar faturën 4843 denar, kohë kjo ku po ashtu askush nuk ka jetuar në shtëpi.

“Unë jam Fatlind Dalipi, bashkë me familjen jetoj ne Zvicër, në Kërçovë kemi shtëpi dhe i paguajmë faturat e energjisë elektrike rregullisht po dy muajt e fundit si muaji gusht dhe shtator na vijnë fatura marramendëse edhe pse ne nuk jemi atje për muajin gusht fatura na ka ardhur 5 mijë denarë, ndërsa për muajin shtator na ka ardhur 9300 denarë, ndërsa ne nuk kemi qenë atje këto dy muaj. Po na vjedhin haptazi te paguash 160 euro rrymë pa e shfrytëzuar është krim. Kërkoj nga organet kompetente te marrin masa”, thotë Fatlind Dalipi, mërgimtar.

Kontaktuam edhe EVN-në. Nga atje thonë se mund të ndodh që orëmatësi të mos lexohet për arsye të ndryshme. Për shembull kur konsumatori nuk është prezent, ekipet e leximit të orëmatësve pengohen ta kryejnë punën ose ekipet nuk kanë qasje tek pika matëse, ose-ose arsye si moti i lig, pushimet mjekësore të lexuesve të orëmatësve ose izolim nga virusi korona.

“Në qoftë se orëmatësi nuk është lexuar, në ç ’rast faturohet vlerë e supozuar si mesatare e konsumit gjatë 12 muajve të fundit, konsumatori mund të paraqesë gjendjen e konsumit përmes ueb-faqes evnonline.mk, përmes e-mailit, telefonit dhe në zyrat e pranimit të Qendrave për Konsumatorët dhe kështu shërbimet tona do t’i kryejnë korrigjimet përkatëse. Fatura e supozuar nuk nënkupton automatikisht faturë më e lartë e energjisë elektrike. E njëjta mund të përmbajë edhe vlera më të ulëta në krahasim me konsumin real gjatë muajit përkatës”, thonë nga EVN.

Për këtë rast konkret TV21 mëson tashmë fatura është përmirësuar, duke e minusuar faturat me çmime të majme, megjithatë vlen të theksohet se nuk janë raste të rralla kur qytetarët pranojnë fatura me çmime të larta të energjisë për të cilën konsiderojnë se nuk e kanë harxhuar.

You may also like