Në shtëpi kemi dy ‘Luizë’, një është ai i vërteti, tjetri…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bledi Mane është nga konkurrentët e rinj që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” gjatë spektaklit të së martës. E mesa duket, misioni i gazetarit të njohur është që të trazojë ujërat brenda këtij programi mes banorëve dhe duket se po ia arrin me sukses. Së fundmi në një bisedë me banorët e tjerë, ai është shprehur se sipas tij në shtëpinë e “BBV” janë dy “Luizë”.

Bledi tha se një prej tyre është Luizi i vërtetë dhe ‘Luizi’ tjetër është Olta Gixhari, ndërsa e ka konsideruar dyshen si vëlla e motër siamezë. “Dy Luiz i kemi, një Luizi femër (duke iu drejtuar Oltës) dhe Luizi mashkull. E kam thënë që ditën e parë, motra dhe vëllai siamez,” tha ndër të tjera Bledi.

Por ky mendim i gazetarit nuk i pëlqeu aspak Oltës, e cila ndodhej në tryezë dhe nuk e kurseu një përgjigje. Ajo tha se nuk e imiton Luizin, paçka se mund të kenë ngjashmëri sipas tij. “Po unë nuk imitoj Luizin. Mund të kem ngjashmëri sipas opinionit tënd, po unë nuk imitoj Luizin”- ka thënë Olta.

Pjesë e këtij diskutimi u bë edhe Armaldo Kllogjeri, i cili e ka “akuzuar” Manen se po jep një informacion nga jashtë. E duket se Bledi po thyen një nga rregullat më të rëndësishme të vendosura nga Vëllai i Madh, pa iu dridhur aspak qerpiku.

You may also like