Në Serbi na kërkuan të marrim pjesë pa simbole, por s’pranuam

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekipi kombëtar i boksierëve kosovarë nuk u lejua të hyjë në Serbi për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit Amator.

Në lidhje me këtë, në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ka folur Besim Brahimi, Selektori i Kombëtares së Kosovës në boks, i cili tha se u kishin kërkuar që të marrin pjesë në kampionat pa simbole.

“Ne u nisëm të shtunën rreth orës 5 të mëngjesit për të hyrë në Serbi kah Dheu i Bardhë dhe nuk na lejuan të hyjnë për shkak se thanë se e kemi urdhërin prej lartë, që boksierët e Kosovës të mos hyjnë në Serbi dhe të mos marrin pjesë në kampionat botëror. Na thanë që urdhëri është nga Qeveria e Serbisë që Kosova me këto simbole të mos marrë pjesë në kampionat”, tha Brahimi.

Ai gjithashtu tha se një gjë e tillë përmes një shkrese u është kërkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Boksit “AIBA”, njofton Klankosova.tv.

“Ne nuk provuam të futeshim pa simbole sepse po shkojmë ta përfaqësojmë shtetin tonë, ne kemi mundur të shkojmë si civil po të donim. Edhe AIBA na e dërgoi një shkresë që të marrim pjesë pa simbole, me flamur të AIBA-s, e që ishte nënçmim edhe për Kosovën sepse edhe ne jemi me të drejta të barabarta si të gjitha shtetes e botës. Por, as që vinte në shprehje që ne të marrim pjesë pa simbole”, u shpreh ai.

Tutje, ai tregoi se janë kontaktuar edhe nga Ministrja Gërvalla si dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës nga të cilët u është kërkuar që të mos marrim pjesë pa emblemën e Kosovës.

You may also like