Në rrethin e dytë VMRO ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, të cilat kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Dashtevski, i vlerësoi si të suksesshme.

KSHZ i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare, sipas të cilave në rrethin e dytë, VMRO ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI në shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM, përcjell Telegrafi.
Në rrethin e dytë ka fituar edhe kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska, e cila është mbështetur nga VMRO. Ndërsa kandidat i pavarur ka fituar edhe në Kumanovë, gjegjësisht Maksim Dimitrievski.

Rezultatet përfundimtare, siç kanë paralajmëruar nga KSHZ, do të publikohen gjatë ditës së sotme.

You may also like