Në rreth të dytë për votim do të shkojnë 44 komuna në Maqedoni

by admin
Spread the love

Në rreth të dytë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 tetor do të votohet në gjithsej 44 komuna.

Në Mavrovë dhe Qendër Zhupë do të përsëritet votimi për shkak se nuk është përmbushur censusi për votim që të dalin të paktën 1/3 e qytetarëve që ndodhen në Listën Zgjedhore.

KSHZ në afat prej 15 ditëve do të njoftojë Qeverinë dhe më pas Kuvendin se kur do të duhet të caktojë zgjedhje të reja në këto dy komuna.

Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se OBRM-PDUKM ka fituar në Aerodrom, Bosillovo, Butell, Veles, Vinicë, Gazi Baba, Gjorçe pEtrov, Gradsko, Zërnovci, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Mogilla, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sopishte, dhe Shtip.

Nga LSDM kanë fituar në Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Strumicë, ndërsa me koalcionin e BDI-së, ata kanë fituar edhe në Likovë dhe Saraj.

You may also like