Në pikën kufitare Tabanovcë deri në një orë pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Në pikën kufitare Bogorodicë sot në mëngjes pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanovcë për hyrje është rreth 40 minuta deri në një orë, njoftojnë nga Unioni i Automjeteve të Maqedonisë.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata dhe me fluks të rritur nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë.

AMS bën tirrje për shoferët që të përshtasin shpëjtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës për të shmangut ndonjë aksident të mundshëm.


You may also like