Në orën 20:00 do të dihet nëse personi nga Kërçova është i infektuar me linë e majmunëve

by admin
Spread the love




Personi nga Kërcova është testuar për linë e majmunëve dhe për momentin është i izoluar. Këtë e ka konfirmuar për MIA, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq.
“Pacienti nga Kërcova, sot është kontaktuar, dhe më pas është testuar nga ana e Qendrës për Shëndet Publik në Manastir. Për momentin ai është i izoluar ndërsa rezultatet nga testimi i presim në orën 20”, tha Mehmedoviq.
Ky ishte pacienti i parë për të cilin ekzistonte dyshimi se është infektuar me linë e majmunit, por që ka refuzuar të testohet. Personi i dytë, një emigrant, i cili po ashtu dyshohej se mund të jetë i infektuar rezultoi negativ.


You may also like