Ne njerëzit jemi të poshtër, herën e parë që të pashë…

by admin
Spread the love

Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e programit ‘Përputhen’ prej disa javësh ishte pjesë e një tjetër spektakli, tashmë kërcimi, ‘Dance Albania’ në Tv Klan. Pas performancës së saj, anëtari i jurisë në këtë spektakël, Ermal Mamaqi i ka kërkuar falje Melisës.

Kjo pasi sipas Ermalit, ai ka pasur kundërshti me pamjen e konkurrentes kur e ka parë në fillim, ndërsa shtoi se vetë Melisa ka treguar ditë pas dite kush është ajo në të vërtetë. “Ne njerëzit jemi të poshtër, ne i gjykojmë njerëzit si vishen, sa zhvishen, sa krihen, si krihen, si i kanë flokët, të kuq, blu.

Unë të kërkoj falje personale sepse herën e parë që të pashë pata një kundërshti në lidhje me pamjen tënde, por ti ditë pas dite na zbulove se kush je ti në të vërtetë larg asaj që ne jemi mësuar të paragjykojmë dhe të falenderoj që ti në këto javë na bëre të ndjejmë gjithë këto emocione dhe që të dyve ju  falenderoj që sot na keni dhuruar një shfaqje ndërkombëtare me këtë kërcim” tha Ermal Mamaqi në ‘Dance Albania’.

Ndërkaq, vetë Melisa e ka falenderuar jurinë dhe i ka vlerësuar. “Shumë faleminderit! Faleminderit të treve për çdo kritikë, për çdo fjalë të mirë, pak të vrazhdë e pak të ëmbël, për mua kanë pasur një vlerë shumë të madhe tek unë. Jam shumë e emocionuar”- tha Melisa Lleshi më ‘Dance Albania’ në Tv Klan.

You may also like