Në mesin e 11 të vrarëve edhe dy fëmijë, autori i sulmit në Cetinje vritet nga një bashkëqytetar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në Medovinë të Cetinjes në Mal të Zi, janë vrarë 11 persona dhe gjashtë tjerë janë plagosur – e në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor.

Këtë e ka konfirmuar për transmetuesin publik të Malit të Zi, drejtori i policisë në Cetinje, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë është bërë e ditur se edhe autori i këtij sulmi vdekjeprurës, dhe tani pritet të konfirmohet nëse është vrarë nga policia gjatë konfrontimit me ta apo një bashkëqytetar.

Gjykatësja Andrijana Nastiq ka bërë të ditur për TV Vijesti, se janë vrarë dy fëmijë, e dyshimet e para çojnë në atë se ai është vrarë nga një bashkëqytetar, e jo policia siç është raportuar në fillim.

Mësohet se tragjedisë i parapriu një konflikt familjar – ku më pas sulmuesi filloi të shtie mbi kalimtarët e rastit. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Vuk Borilloviq, që shtiu edhe mbi fëmijë.

Në spitalin e Cetinjes janë hospitalizuar dy persona të plagosur, derisa katër tjerë janë transportuar në qendrën klinike në Podgoricë.

Pjesa e qytetit ku kishte ndodhur sulmi është bllokuara plotësisht dhe janë vërejtur shtim forcash policore. Ndërkaq shumë qytetarët “pushtuan” spitalet për të mësuar më shumë për familjarët e tyre. /Telegrafi/


You may also like