Në Kuvendin e Bashës të mitur? Evi Kokalari: Ku të raportoj një abuzim ndaj fëmijëve?

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve Kuvendin e PD, ku theksojmë se ky Kuvend u kundërshtua nga kundërshtarët e tij brenda partisë dhe nuk u konsiderua si legjitim.

Veç kësaj kishte edhe shumë zëra për pjesëmarrje jo reale, ndërsa Gjana tha se në Kuvend ishin mbledhur 5004 delegatë.

Një reagim ka pasur edhe nga aktivistja e PD në SHBA, Evi Kokalari.

Kjo e fundit ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar dy foto të Grida Dumës me një të mitur.

Siç shihet edhe në foto, Duma ndodhet në sallën ku u zhvillua Kuvendi, ndërsa përkra saj është edhe një fëmijë.

Ky fakt është dukur shqetësues për Kokalarin e cila, e cila në “Facebook” shkruan:

Postimi:

“Ku mund të raportoj një ab*uzim ndaj fëmijëve”?

You may also like