Në Kuvend ka filluar seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale

by admin
Spread the love




Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite filloi seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale, në të cilën duhet të debatohet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Komisionit, Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, e ka hapur seancën dhe propozoi votimin e rendit të ditës, për të cilën opozita pati një reagim të ashpër në elaborimin se kryetari duhet të ketë parasysh nëse në rend dite duhet të ketë ndryshime apo shtesa para votimit.

Opozita theksoi se seancën duhej ta drejtonte Rashela Mizrahi, e cila është nënkryetare.

Ligji i propozuar parasheh një ndryshim që mundëson rregullimin e vendit dhe mënyrës së pagesës së pagave të punëtorëve në projekte me interes nacional dhe strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në mënyrë plotësuese vendoset mundësia për punë të dielave si dhe puna jashtë orarit më të gjatë se tetë orë gjatë javës, më shumë se tetë orë mesatarisht në javë për një periudhë prej tre muajve dhe më shumë se 190 orë në vit në rastet kur bëhet fjalë për gjëra në interes kombëtar dhe strategjik për shtetin, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punonjësit.


You may also like