“Në Kuvend do të ketë përplasje”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD zbulon arsyen e vërtetë pse Basha zëvendësoi Alfred Rushajn me Alibeajn

by admin
Spread the love

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ka folur lidhur me ndryshimet e bëra në strukturën drejtuese të PD ku së fundmi, Enkelejd Alibeaj u emërua në postin e kreut të grupit parlamentar duke zëvendësuar Alfred Rushajn dhe Agron Gjekmarkaj u emërua nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit.

I pyetur përse ishin kryer këto lëvizje, Logu u shpreh se ishin ndryshime të nevojshme për t’u përballur me situatën që e priste PD-në në vazhdim. Ai tha se me prezencën në Kuvend të disa prej deputetëve të foltores do të duhej një person më me eksperiencë për të menaxhuar situatën, në këtë rast Alibeaj.

“Na u komunikua në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, në dijeninë time nuk ka shkarkime. Ka një marrëveshje mes Bashës dhe Rushajt. Në dijeninë time do vazhdojë të jetë aktiv në politikë edhe pse ka këto problemet shëndetësore. Me futjen e foltores në parlament do kemi përplasje dhe kam përshtypjen se do duhet një person më me eksperiencë për të menaxhuar situatën prandaj është zgjedhur Enkelejd Alibeaj në krye të grupit parlamentar”, tha Logu për Fax News.

You may also like