Në “Kozle” edhe gjashtë fëmijë të dyshuar me tuberkuloz – priten rezultatet e analizave

by admin
Spread the love





Në spitalin e fëmijëve “Kozle” janë hospitalizuar gjashtë fëmijë të dyshuar me tuberkuloz. Për momentin priten rezultatet e analizave siç informon Klan M. Fëmijët janë nga Shkupi dhe nuk kanë asnjë lidhje me foshnjën e ndjerë 9 muajshe, e cila ka rezultuar pozitive me tuberkuloz.

Fëmijët janë shtruar të premten me simptoma të tuberkulozit dhe kanë qenë në kontakt me një familjar, gjegjësisht një fëmijë dy vjeç e gjysmë është shtruar në Klinikën e Fëmijëve në gjendje të rëndë që nga fundi i muajit janar.

Nga spitali i fëmijëve në Kozle thotë se përveç pritjes së rezultateve për gjashtë fëmijët, po presin edhe konfirmimin nëse fëmijët janë vaksinuar kundër tuberkulozit.

Që nga fillimi i vitit në spital janë shtruar 11 pacientë së bashku me rastet e pakonfirmuara. /KlanMacedonia/







Artikulli paraprakMaqedonia do të importojë fuqi punëtore, thotë Bytyqi
Artikulli tjetërLajcak në mediat serbe: Nëse s’ka Asociacion, s’ka marrëveshje




You may also like