Në Kosovë po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

by admin
Spread the love

Për herë të parë në Kosovë po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkimbëtar të Lojërave Mesdhetare. 

Në vendin tonë po qëndrojnë presidenti i këtij komitetit, Davide Tizzano dhe sekretari u përgjithshëm, Lakovos Filippousis sl bashku me stafin e tyre.

Me këtë rast, Tizzano tha se hyrja e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ishte moment shumë i rëndësishëm dhe se medaljet e fituara nga Kosova e kanë rritur edhe më shumë këtë rëndësi.

Tizzano: Është tejet e rëndësishme qw e kemi Kosovën pjesë të familjes sonë

“Ne dimë historinë tuaj dhe jemi të lumtur që po festoni tetë vjetorin dhe për ne është shumë e rëndësishme që Kosova ka fituar medalje evropiane, kjo është shumë e rëndësishme sepse është komitet i ri dhe ka nevojë të qëndrojë në familjen tonë…Ne jemi të lumtur që po qëndrojmë këtu dhe natyrisht se do të kthehemi prapë dhe konsiderojeni stafin dhe familjen tonë si pjesë të familjes suaj.”, theksoi ai.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se ndihet krenar që KOK në tetë vjetorin pranimit në Komitetin Ndërkombëtar, po mirëpresin familjen mesdhetare, familje kjo e cila bashkon komitete olimpike të 26 shteteve mesdhetare.

Krasniqi: Ne si Kosovë jemi dëshmitarë të integrimit evropian dhe botërorë përmes sportit

“Fryma olimpike edhe një herë dëshmon fuqinë që ka për të na bashkuar të gjithëve, pavarësisht kombësisë, gjuhës apo religjionit. Sporti është gjuhë universale i cili i kalon të gjitha barrierat sociale dhe ne si Kosovë jemi dëshmitarë të integrimit evropian, botërorë apo mesdhetar përmes sportit….urojë dhe besoj që me investimet që do t’i bëjmë në përmirësimin e infrastrukturës, një ditë do të jemi edhe ne fal edhe ndihmës dhe bashkëpunimit të madh që kemi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një ditë do të jemi edhe ne pjesë e organizimit të garave mesdhetare”, tha ai, duke përmendur medaljet e fituara të Kosovës që nga pranimi në Komitetit Ndërkombëtar.

Ndërsa, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani përmendi rezultatet fantastike të arritura që nga dhjetori i vitit 2014, ku KOK është pranuar në Komitetin Ndërkombëtar.

Osmani: I kemi treguar botës se kur rinisë tonë i jepet mundësia, ata edhe shkëlqejnë

“Një rrugëtim i shkurt por me shumë rezultate, me tri medalje olimpike, katër medalje nga lojërat evropiane, dhjetë medalje mesdhetare, po ashtu edhe dy të tjera nga lojërat për të rinj. Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë sportistët, trajnerët, referat dhe të gjithë të tjerët të cilët në një formë ose tjetrën kanë kontribuar në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, përveç që përmes sportit kemi reprezantuar republikën e re të asaj kohe, të vitit 2008-2015 te audienca dhe komuniteti ndërkombëtar, me rezultatet të cilat i kemi arritur i kemi treguar botës se kur rinisë tonë i jepet mundësia, padyshim që ata edhe shkëlqejnë“, tha ajo.

Sipas saj, Republika e Kosovës është shtet i sportit, dhe Qeveria e Kosovës ka shpallur sportin si fushë me prioritet. Ajo shtoi se aktualisht janë në hapat e fundit të miratimit të koncept dokumentit për sport, një dokument i rëndësishëm për reformë e thellë për sportin në Kosovë dhe se koncept dokumenti për disa ditë do të jetë në dëgjim publik.

Në fund drejtuesit e KOK ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari Besim Aliti ndan dhurata për drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

You may also like