Në Kopanicë të Shkupit policia ka gjetur armatim dhe municion, arrestohet një person – Shqip

by admin
Spread the love

Arrestohet shkupjani, tek ai u gjet armë me origjinë nga një grabitje ku kishte edhe të vdekur.

“Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Gjegjësisht, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi i saj P.I.(25) nga Strumica, e cila më 23.01.2023 është privuar nga liria për shkak të vrasjes së saj dhe tashmë është në paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

You may also like