Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë shtim të popullsisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Enti Shtetëror i Statistikave ka dhënë statistika për shtimin e popullsisë. Në Maqedoninë e Veriut përkundër se janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, në disa komuna të saj kemi shtim natyror të popullsisë.

Sipas Entit, në Saraj ka pasur 140 lindje më shumë sesa vdekje, Çair 108, Tetovë 96, Studeniçan 83, ndërsa në Haraçinë 47 lindje më shumë sesa vdekje, gjatë tremujorit të tretë.

Ndërkohë në Manastir kemi 107 lindje më pak sesa vdekje, në Prilep 83, Shtip 42, në Karposh 41 lindje më pak sesa vdekje.


You may also like