Në Komisionin Evropian јаnë shumë të shqetësuar për ngjarjet e fundit në sferën e sundimit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me Këshillin Gjyqësor dhe për këtë qëllim në vend dërgon mision vlerësues për punën e tij, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, në prag të fillimit të sotëm të vizitës dyditore të shefit të misionit, Branko Hërvatin në Shkup. “Këshilli duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjykatësve dhe institucioneve dhe të mbrohet nga ndikimi joadekuat. Duke pasur parasysh ngjarjet më të reja në lidhje me Këshillin Gjyqësor, Komisioni do të dërgojë mision për vlerësim të punës së Këshillit Gjyqësor dhe kornizës së tij juridike, me qëllim që në mënyrë shtesë të përforcohet transparenca, pavarësia dhe besimi i Këshillit, përfshirë edhe të anëtarëve të tij”, tha Pisonero. /SHENJA/