Në kohën e tij pagat nuk ishin si sot, sa është pasuria që Pele i la familjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Largimi i Pele nga jeta në moshën 82-vjeçare ka kthyer futbollin në ditë zie. Shumë personazhe publik reaguan për këtë ngjarje dhe lajmet e publikuara kanë qenë të shumtë. Së fundmi nga “Celebrity Net Worth” është zbuluar edhe pasuria që Pele i ka lënë pasardhësve të tij.

Pavarësisht faktit se legjenda e futbollit e ka zhvilluar karrierën e tij në një kohë kur shifrat ekonomike nuk ishin të nivelit që janë në ditën e sotme, ai gjithsesi ishte ndër lojtarët më të paguar të kohës. Pasuria e tij neto që iu trashëgua pasardhësve të tij kap vlerën e rreth 100 milionë dollarë.

Pele nuk ka grumbulluar para vetëm nga bota e futbollit dhe sponsorat, pasi ai ka preferuar që të investojë edhe në pronat e patundshme.

You may also like