Në klasë me maska, por në mitingje partiake s’ka nevojë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nxënësit duhet t’i mbajnë maskat me orë të tjera derisa po qëndrojnë në shkollë, kurse në mitingjet e partive shpeshherë fare nuk respektohen masat kundër virusit korona. Mbajtja e maskave në klasë gjatë gjithë ditës është e vështirë dhe e dëmshme për nxënësit, thotë kryetari i Sindikatës së Arsimit, Jakim Nedelkov.

“Mbajtja e maskave për më shumë orë në ditë jo vetëm që është e vështirë, por mendoj se është edhe e dëmshme. Nxënësit që nga hyrja në shkollë е derisa të dalin nga shkolla i mbajnë maskat, por le të mos harrojmë se edhe mësimdhënësit kalojnë kaq kohë me maska”, tha Jakim Nedelkov – kryetar i Sindikatës së Arsimit.

Ulja e temperaturave dhe grumbullimet parazgjedhore do të ndikojnë negativisht në gjendjen epidemiologjike me Covid-19, thotë mjeku Zllate Mehmedoviq, i cili shpreh pesimizëm se na pret një vjeshtë dhe dimër i vështirë me variantin Delta, i cili është më dominues dhe më virulent.

 “Bëhet fjalë për ngjarje të mëdha epidemiologjike dhe çdo organizim i tillë i ngjarjeve publike jashtë protokolleve do të mund të paraqesë rrezik shtesë për përhapjen e pandemisë. U apeloj të gjithë atyre që organizojnë ngjarje të tilla të kenë kujdes, sidomos t’u kushtojnë vëmendje protokolleve që të kontrollohet transmetimi i virusit”, u shpreh mjeku Zllate Mehmedoviq.  

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, dje tha se numri i të sapoinfektuarve me virusin korona në shkolla lëviz prej 0,01 deri në 0,03 në ditë, ndërsa raste aktive janë 0,26 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës në shkollë fillore dhe të mesme të cilët mësimin çdo ditë e ndjekin me prani fizike

 “Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrimin se për momentin nuk rekomandojnë ndryshim të modelit të mësimit, por se përgatisin skrining të nxënësve dhe për këtë jemi në koordinim dhe bashkëpunim dhe kur institucionet ta nisin këtë proces do të informoheni për përfundimet”, theksoi Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Në shumë shtete në botë të gjithë nxënësit që duan ta ndjekin mësim në shkolla publike ose private, duhet të jenë të vaksinuar. Një vendim i këtillë vlen edhe për 6 milionë nxënës dhe studentë në Kaliforni, shteti më i populluar në SHBA.

You may also like