Në këtë vend s’paguan dot faturat, njerëzit nuk sigurojnë dot ilaçet

by admin
Spread the love

Elvis Pupa është një nga aktorët më të dashur në Shqipëri. Së fundmi, ai është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, teksa edhe pse ka pak javë që është pjesë e programit, aktori ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.

Prej vitesh, Elvisi jeton larg Shqipërisë, në Australi. Së fundmi gjatë një bisede me këngëtarin Lorenc Hasrama, aktori është shprehur i shqetësuar për gjendjen ekonomike në vendin tonë. Ai tha se qytetarët nuk paguajnë dot as faturat, prandaj janë të detyruar që të shkojnë në një vend tjetër për të siguruar të ardhurat.

“Dhe të jesh i detyruar se në fund fare nuk paguan dot faturat. Te jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër edhe të bësh një punë fare normale, dhe ti i siguron të ardhurat, kurse këtu duke bërë maksimumin tënd këtu nuk i siguron dot.

E si ta dua unë, kushdo qoftë kush drejton dhe kush i bën këto lloj poliitkash. Si të më bëjë përshtypje mua, po s’dua të di fare a jan gjall a janë vdekur. Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet”, tha Pupa.

You may also like